Mër. Pri 24th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e martë 13.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 13, 2020

Zyrtarë të Bashkimit Evropianit kanë thënë se, Asociacioni është detyrim, të cilin Kosova duhet ta përmbushë dhe se i njëjti duhet të përfshihet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, për të cilën janë duke u zhvilluar negociata në Bruksel.***Serbët paralajmërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, nëse bllokohet formimi i Asociacionit.***Të premten do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës në dy seanca plenare. Në orën 10:00 pritet të jetë vazhdimi i seancës së kaluar me votimin e disa pikave për të cilat nuk ka pasur kourum në vendimmarrje, ndër të cilat është edhe Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.Ndërsa prej orës 11:00 pritet të mbahet seanca e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.***Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet pa dallim, e bashkë me komunat e shtabet emergjente që të veprohet urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës me covid dhe ka kerkuar kthimin e orarit 12 oresh per Policinë e Kosovës.***Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, ka vdekur një person. Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus dhe 37 të shëruar***Prokuroria e Shtetit është duke e hetuar kontratën me të cilën Telekomi i Kosovës i jep 60 për qind të të hyrave kompanisë private “AdvanTech” nga Shqipëria, për shërbime të internetit dhe IPTV-së..***moti:.Të merkuren parashikohet mot peserisht me diell. Temperaturat do te levizin nga 5 deri 15 gradë Celsius. Mot me vranesira dhe shi në Tiranë, me temperatura nga 13-22 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 16345.Të Shëruar: 14405, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *