Pre. Pri 19th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e martë 29.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 29, 2020

“Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh”, ka thënë nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili ka shtuar Gjykatës Speciale “i ka skaduar mandati më 2 gusht”.Ai ishte pyetur nëse do që ta ngrejë ndonjë çështje.“Jam padrejtësisht këtu, keni shkelur Kushtetutën e vendit tim”, ka thënë ai. Kësaj deklarate, gjyqtari i është përgjigjur se do të ketë kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur të gjitha çështje të ngritura.Lidhur me paraburgimin e tij, gjyqtari ka thënë se pret që prokuroria të dorëzojë aktakuzën sa më shpejt të jetë e mundur.Avokati mbrojtës i Nasim Haradinaj ka kërkuar nga Gjykata Speciale që klienti i tij të lirohet menjëherë.Sipas palës mbrojtëse të Haradinajt, nënkryetari i OVL-së nuk akuzohet për krime lufte dhe “veprat për të cilat ai dyshohet kjo gjykatë s’ka juridiksion”.Në fjalën para gjykatës, pala mbrojtëse e Haradinajt ka kërkuar që nënkryetari i OVL-së të lirohet me kusht.***Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, për veprën penale “sulm seksual”.Baliq akuzohet se më 12 gusht të këtij viti, në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor ka sulmuar seksualisht një grua..***Të enjten, 1 tetor, me fillim prej orës 15:00 kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, do të paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë..***Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërsa edhe një herë nuk është regjistruar asnjë vdekje, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.Të martën janë testuar 670 mostra. Në 24 orët e fundit janë shëruar 72 pacientë..***Deklaratat e kryetari të LDK-së Isa Mustafa, se i kanë hequr vijat e kuqe me PDK-në, për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje i ka komentuar i pari i PDK-së, Kadri Veseli.Ai ka thënë se nuk është mirë të ketë vija të kuqe ndaj askujt dhe se pozicione të tilla mund t’i zhgënjejnë më pas qytetarët.Veseli në një konferencë shtypi ka thënë se fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme..***Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan, ku ka humbur jetën piloti që drejtonte avionin.Forcat ushtare turke të cilat po ndihmojnë Azerbajxhanin në konfliktin e ashpër me Armeninë kanë rrëzuar ditën e marte një avion armen në Azerbajxhan..***moti:.Të marten parashikohet mot me vranesira dhe diell,temperaturat do te levizin nga 7 deri 17 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 13-26 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 15574.Të Shëruar:13492, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *