Enj. Maj 2nd, 2024

lajmet e mbrëmjes, e hënë 28.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 28, 2020

Salih Mustafa ka vendosur që të mos deklarohet të hënën rreth fajësisë.“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai gjatë paraqitjes së parë në Hagë, para gjyqtarit të procedurës paraprake.Paraprakisht atij i është lexuar aktakuza dhe më pas të drejtat.E ka konfirmuar që avokati që e përfaqëson sot në seancë do të jetë avokat i tiji gjatë tërë procesit.Ndërkohë gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka paralajmëruar konferencë rreth ecurisë së çështjeve gjyqësore, që pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme.***Ministri i Punëve të Brenshme Agim Veliu kërkon që bashkëpunimi me EULEX-in të intensifikohet.***Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.Ndërsa, gjatë këtyre 24 orëve, Kosova ka 48 persona të prekur me koronavirus dhe 142 të shëruar.***Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur të hënën se tre pacientë me COVID-19 kanë vdekur, ndërkohë që janë shënuar edhe 132 raste të reja pozitive.***Partia Demokratike e Kosovës njofton se ka iniciuar sot plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga trusti.***Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjidhur me 69 vota për Naim Qelaj, Avokat të Popullit.Ky i fundit pasi të jap betimin e tij para të zgjedhurve të popullit pritet të marrë detyrën.Avokati i Popullit ka mandat pesë (5) vjeçar.Qelaj, në vitin 2017 ishte emëruar nga Ramush Haradinaj, zëvendësministër i Drejtësisë, i cili po ashtu është edhe anëtar i AAK-së.Qelaj po ashtu ka qenë edhe koordinator nacional nga dhuna në familje.***Nga bota: Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të hënë se Armenia duhet të tërhiqet menjëherë nga territori që ai thotë se është duke e okupuar në Azerbajxhan, dhe se është koha që t’i jepet fund krizës mes dy vendeve pas luftimeve mes forcave azere dhe armene, raporton agjencia Reuters.***moti:.Të marten parashikohet mot me vranesira dhe mundesi per reshje shiu dhe shkarkime rrufesh,temperaturat do te levizin nga 7 deri 18 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 14-21 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 15520.Të Shëruar:13420, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *