Pre. Maj 17th, 2024

lajmet e mbremjes, e diele 27.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 27, 2020

Universiteti i Prishtinës ende nuk e ka të qartë se me çfarë̈ date do të fillojnë vitin akademik studentët e rinj të nivelit Bachelor. Ndërkaq, studentët e viteve të tjera, sipas drejtuesve të UP-së, vitin akademik e fillojnë të enjten më 1 tetor.***I arrestuari i parë i Gjykatës Speciale, Salih Mustafa, të hënën do të paraqitet para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Hagës në lidhje me pretendimet për krime lufte.Kjo do të jetë seanca fillestare dhe e njëjta do të jetë e hapur për publikun online, që do të jetë edhe e para e tillë pas 3 vjetësh prej kur Dhomat e Specializuara janë tërësisht juridikisht funksionale.***LDK-ja ende nuk i ka dërguar ftesë për koalicion PDK-së, këta thonë se do ta shqyrtojnë çdo ofertë.***Shumë shtetas zviceranë ia kanë mësyrë Kosovës për pushime këtë të diel.Krejt kjo ka ardhur pas vendimit të Zvicrës që Kosovën ta largojë nga lista e zezë e rrezikut nga koronavirusi dhe pas heqjes së karantinimit për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran..***Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se kanë vdekur edhe tre pacientë me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.Tutje njoftohet se janë 47 raste të reja dhe 113 të shëruar.Raste aktive në vend janë 1572..***Dy persona kanë vdekur dhe 106 janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 sot në Shqipëri.137 qytetarë rezultojnë të shëruar,***Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Task Forcës së Komunës se Istogut, u vendos që shkolla “Bajram Curri”, gjegjësisht tri paralele të vijojnë mësimin online, kjo pasi që COVID-19 ka prekur stafin e këtij institucioni.5 mësimdhënës dalin pozitiv me COVID.***Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes një e-maili zyrtar ka bërë të ditur se te hene do të mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit.Deputetët do të mblidhen në orën 12:00, ndërsa rendi i ditës do të jetë: Zgjedhja e Avokatit të Popullit.***moti:.Të hene parashikohet mot me vranesira dhe mundesi per reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, .Temperaturat do te levizin nga 11 deri 21 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 15425.Të Shëruar:13165, ***www.rtvarberia.com**

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *