Pre. Dhj 6th, 2024

lajmet e mbremjes , e shtune 26.09.2020

Deputetja Ganimete Musliu: Amnistimi i veprimeve të EULEX-it, dëftesë e mjerimit politik të Hotit.*** Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit rezultojnë 46 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë.*** Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Nasim Haradinaj u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, njoftojnë nga Dhomat e Specializuara. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.*** Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka parë si përpjekje për t’iu ikur zgjedhjeve deklarimin e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës se kjo parti ka hequr vijat e kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.*** Infermieri F.B., i cili sot u therr me thikë në vendin e tij të punës, në QKUK, është operuar. Sindikata e Infermierëve ka njoftuar se operacioni është kryer me sukses, ndërsa gjendja e tij është stabile. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në emisionin DPT te Fidani ka folur për ofendimet që i bëhen asaj në rrjete të ndryshme, por edhe nga politikanë e aktivistë të LDK-së, pjesë e partisë në të cilën ishte vet ajo.Ajo thotë se e di shumë mirë si organizohen këto dhe kush fshihet prapa tyre.*** moti:.Të dielen parashikohet mot me vranesira dhe mundesi per reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, .Temperaturat do te levizin nga 10-19 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 15425.Të Shëruar: 13165, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *