Sht. Pri 20th, 2024

lajmet e mbremjes , e premte 25.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 25, 2020

Pjesëtarë të EULEX-it e kanë arrestuar edhe nënkryetarin e OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj.Haradinaj është arrestuar teksa po shkonte për intervistë në një studio televizive.Ndërkohë, sipas KP, ai nuk ka pranuar të transportohet me veturë të EULEX-it, por vetëm të Policisë së Kosovës.***Sipas Metush Kryeziut, anëtar i kryesisë së OVL-së së UÇK-së, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, tashmë është transferuar për në Hagë.Ai ka thënë se këtë informatë e ka marrë nga familjarë të Gucatit.***Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda zyreve të OVL të UÇK-së.Përmes një komunikate dërguar medieve, AAK deklaron se operacionet e tilla janë të panevojshme dhe të padinjitetshme pasiqë sipas tyre, populli i Kosovës e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë***Zvicra ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë bërë të ditur mediat zvicerane.***Një person ka vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në Kosovë.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 1.674.***Një punëtor nga nacionaliteti serb i minierës së Trepçës në njësinë e Leposaviqit ka vdekur te premten në vendin e punës.Rastin e ka konfirmuar kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.***Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në dy raunde në tentimin për ta zgjedhur Avokatin e Popullit, megjithatë, dy kandidatët Naim Çelaj dhe Xhavit Shala nuk kanë arritur t’i marrin votat e kërkuara.Në raundin e dytë Xhavit Shala morri 22 vota, kurse, Naim Çelaj 32. Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin raund nisin përgatitjet por për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, do të vazhdojë në seancën e së hënës, duke filluar nga ora 12:00.***Shtyhet takimi i së hënës në Bruksel “shkaku i COVID-19”***moti:.Të shtunen parashikohet mot me vranesira dhe mundesi per reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, .Temperaturat do te levizin nga 7-17 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 15379.Të Shëruar:13088, ***www.rtvarberia.com**

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *