lajmet e mbremjes , e shtunë, 15.08.2020

***Pesëdhjetë e tetë milionë euro për investime kapitale ka në dispozicion Komuna e Prishtinës gjatë këtij viti.Por, për gjashtë muaj, ky dikaster i kryeqytetit, sipas raportit financiar të komunës, ka shpenzuar vetëm katër milionë euro nga kjo kategori.Nivelin e ulët të shpenzimeve për investime kapitale, kryetari Shpend Ahmeti, e arsyeton me dëmet që ka shkaktuar pandemia COVID-19.*** Zyra ligjore e kryeministrit kërkon ndryshime në udhëzimin për shkollim specialistik***Kandidatura e shpallur nga kryesia e AAK-s për Ramush Haradinajn President merr vlerësim negativ nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.*** Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin ndaj zyrtarëve policor në Ferizaj.*** Situata aktuale me pandeminë në Kosovë ka bërë që të bjerë interesimi i prindërve për t’i dërguar fëmijët në institucione parashkollore. Sipas drejtuesve të çerdheve e kopshteve, ndër arsyet kryesore është frika e infektimit, por edhe ndikimi i pandemisë në ekonomitë familjare.*** ***moti: të dielen parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh ,temperaturat do të lëvizin nga 15c deri 25c.***covid-19 në Kosovë: total raste 11275. Të Shëruar: 6961, ***www.rtvarberia.com***

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi