Mar. Pri 23rd, 2024

Lajmet shkurt të mbremjës 27.07.2020

By Rtv Arbëria Kor 27, 2020

****Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa ta reja pas rritjes së rasteve me COVID-19, në Kosovë.Zemaj ka thënë se do të ketë kufizim të lëvizjes dhe tubimeve nga dita e marte.*** Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani ka treguar rezultatin e numrit të të prekurëve dhe të shëruarave gjatë 24 orëve të fundit.“Janë testuar 404 persona, rezultojnë 276 raste pozitive. 153 pacient janë shëruar”, tha ai.*** Kryetarët e komunave pajtohen me kryeministrin Hoti për vendosjen e masave të reja anti-COVID.*** Kryeministri Hoti priti në takim lamtumirës Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.*** Në Lëvizjen Vetëvendosje, bashkangjitjen eventuale të PDK-së në Qeveri, e shohin si dëshmi se ata kanë qenë së bashku gjatë gjithë kohës, por vetëm etapat e bashkimit i kanë pasur të ndryshme.*** Komisioni profesional i Senatit të Universitetit të Prishtinës e ka nxjerrë të hënën listën e ngushtë të kandidatëve për rektor të këtij Universitetit, një nga të cilët mund ta zgjedhë Këshilli Drejtues. Në këtë listë nuk është edhe ish-kandidati i AAK-së për deputet, Zenun Halili, i cili shihej me gjasat më të mëdha për t’u vënë në krye të universitetit më të madh publik në vend.***Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se falja e Kurban Bajramit të premten do të bëhet në xhami, por me kufizime, duke marrë parasysh pandeminë COVID-19..***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, temperaturat të marten do të lëvizin nga 14 deri në 30 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 7413, të sheruar, 4027.***www.rtvarberia.com***.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *