Pre. Pri 26th, 2024

Maria Bamieh fiton rastin me qeverinë britanike, sinjalizoi korrupsionin në EULEX

By Rtv Arbëria Kor 3, 2022

Ish-prokurorja Maria Thuraja Bamieh, e ka fituar rastin me qeverinë britanike.

Thuraja – Bamieh gjatë kohës sa kishte shërbyer brenda këtij misioni në Kosovë, kishte sinjalizuar për korrupsionin në EULEX.

Për këtë shkak asaj i ishte shkëputur kontrata.

Ajo dhe ekzekutivi britanik kanë arritur një marrëveshje e cila kap vlerën e gjysmë milioni euro.

Kjo u bë e ditur nga juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.

“Sinjalizuesja Maria Thuraja Bamieh ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike me të cilën ka arritur marrëveshje gjyqësore. Derisa punonte si prokurore në EULEX, ajo kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar. Asaj i ishte shkëputur kontrata parakohshëm për shkak të sinjalizimit. Qeveria britanike do t’ia paguajë asaj gjysmë milioni euro”- tha Kusari.

Kusari tha se po punohet që ish-prokurorja e EULEX-it të të sillet në Kosovë dhe të i drejtohet mediave.

“Per te gjithe te interesuarit, jemi duke punu qe ta sjellim Marian ne Kosove per t’iu drejtuar mediave” – ajo.

Shkrimi i plotë:Breaking VERY GOOD newsFitore e sinjalizuesveSinjalizuesja Maria Thuraja Bamieh ka fituar rastin e saj gjyqesor me qeverinë britanike me te cilen ka arritur marreveshje gjyqesore.Derisa punonte si prokurore ne Eulex, ajo kishte alarmuar per dyshime per korrupsion brenda ketij misioni nderkombetar.Asaj i ishte shkeputur kontrata parakohshem per shkak te sinjalizimit. Qeveria britanike do t’ia paguaje asaj gjysme milioni euro.Shume shume krenare me Marian dhe e lumtur qe gjithmone kam besu qe rasti i saj ishte sinjalizim i paster. Nder i vecante qe kemi pase mundesi me i ndihmu ne procesin e saj gjyqesor permes European Centre for Press and Media Freedom ECPMF.Per te gjithe te interesuarit, jemi duke punu qe ta sjellim Marian ne Kosove per t’iu drejtuar mediave.Kjo fitore eshte inkurajim dhe mbeshtetje per te gjithe ata sinjalizues qe rrezikojne gjithcka per te raportuar parregullesite

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *