Pre. Pri 26th, 2024

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë mbahet në qershor

By Rtv Arbëria Mar 26, 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë dakorduar që mbledhja e ardhshme e dy qeverive të mbahet në qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur, Edi Rama pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin, Albin Kurtin.

Ky i fundit e ka njoftuar Rama për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *