Mar. Shk 27th, 2024

NGJARJE DITE , E ENJTE, 18.03.2021

By Rtv Arbëria Mar 18, 2021

“PDK dhe AAK të veprojnë në mënyrë konstruktive në opozitë, mesazhi i Kosnetitt!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka zhvilluar takime me krerët e opozitës kosovare.
Diplomati amerikan ka kërkuar nga Ramush Haradinajt dhe Enver Hoxhajt që të jenë konstruktivë në opozitë dhe të punojnë bashkë me qeverinë.
Në një shkrim në Twitter, ai ka ka shkruar se pozita dhe opozita duhet t’i vendosin nevojat e qytetarëve mbi ato partiake duke punuar bashkë.
“Kam takuar ndaras liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e PDK-së, Enver Hoxhajn. I inkurajova ata të veprojnë në mënyrë konstruktive në opozitë, duke punuar së bashku me qeverinë në qëllimet e përbashkëta dhe duke i vendosur nevojat e qytetarëve mbi ato partiake”, ka shkruar Kosnett.
Hoxhaj ka thënë të mërkurën se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, teksa Haradinaj ende nuk ka shfaqur qëndrim të qartë të partisë për çështjen e presidentit…

Shefi i BE-së uron Abdixhikun: Opozita të marrë pjesë në proceset demokratike

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog,ka qëndruar në selinë e LDK-së për të uruar për postin e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.
Gjatë takimit Szunyog e ka vënë në duke rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës.
“E urova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për postin e tij të ri. Shpreha rëndësinë e formimit të shpejt të institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës në proceset demokratike. Mezi pres të kemi bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar në Twitter Szunyog../

Qeveria Kurti II votohet të hënën, ish ministra e ministra të rinj pjesë e kabinetit

Të hënën e 22 marsit pritet që të votohet në Kuvendin e Kosovës, Qeveria e re, e cila pritet të udhëhiqet nga fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Albin Kurti.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili doli fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka të drejtën që të dalë para legjislaturës së tetë për të kërkuar votën e tyre për krijimin e Qeverisë.
Të hënën, Kurti para Kuvendit të Kosovës pritet që t`i prezantojë emrat e personave të cilët u është dhënë besimi që të bëhen pjesë e Qeverisë së re.
Në Qeverinë e re pritet që të jenë edhe ish ministrat të cilët ishin pjesë e Qeverisë Kurti 1.
Sipas ekspertëve, pjesë e Qeverisë Kurti 2 mund të jenë emrat si Arben Vita, Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla. Por, përveç emrave të qeverisë së parë të Kurtit, në Qeverinë e dytë të këtij të fundit, mund të jenë emrat si Mimoza Kusari Lila, Faton Peci, Donika Gervalla, etj.
Renditja e Qeverisë së Kurti 2 do të jetë në këtë mënyrë:
Albin Kurti-Kryeministër, Kryeparlamentar- Glauk Konjufca. Zëvendëskryeministër, Besnik Bislimi, Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërrvalla, Ministria e Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela, Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministria për Arsim, Arbërie Nagavci, Ministria për Shëndetësi, Arben Vitia, Ministria e Financave, Hekuran Murati, Ministria për Tregti, Rozeta Hajdari, Ministria për Kulturë; Hajrullah Çeku, Ministria për Bujqësi, Faton Peci, Ministri për Mjedisit, Liburn Aliu.!…

5 të vdekur vdekur nga Covid, 704 raste të reja dhe 342 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
342 TË SHËRUAR DHE 704 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 265 raste, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!!!

Kosova kërkon ndihmë nga Izraeli, nuk i jepen sinjale për sigurim të vaksinës

Si një ndër vendet pa asnjë dozë të vaksinës Anti-COVID, Kosova është drejtuar për ndihmë nga lideri i vaksinimit, Izraeli. Tashmë Qeveria në detyrë e Kosovës disa herë ka hapur temën e furnizimit me vaksina gjatë takimeve virtuale me liderë të këtij shteti, mirëpo ende nuk ka ndonjë sinjal se Izraeli do të ndajë një pjesë të vaksinave për Kosovën

Ende në pritje – s’dihet a do të kenë pushim javën tjetër nxënësit e Kosovës

Tash e dy ditë Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë ka propozuar që nga data 22 mars 2021, të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.
Ndonëse, dje dhe sot gjatë ditës është pritur vendimi përfundimtar i Qeverisë në detyrë për këtë çështje, ende nuk ka ndonjë deklarim nga zyrtarët shtetëror.
Xhavit Rexhaj, zëvëndësministër në MASHT në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë informatë.
“ Deri në momentin që po flasim [ora 16:12] nuk kam asnjë informatë të tillë”, tha ai.
Edhe nga SBASHK-u kanë deklaruar të njëjtën gjë.
Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jashari për IndeksOnline ka thënë se janë ende në pritje të vendimit.
Ai tha se këtë çështje është duke e shqyrtuar një grup ndërministror i MASHT-it.
“Po presim edhe ne për ndonjë lajm se çfarë po vendoset, ndoshta sot vendoset por s’kam informatë sepse ne nuk jemi në grup punues, pasi një grup ndërministror është duke u merr me këtë dhe po pritet të marrë vendimin përfundimtar”, tha ai.
IndeksOnline ka tentuar të merr një përgjigje edhe nga Qeveria në detyrë por nuk kanë qenë të çasshëm

Moti
Gjatë dites se premte parashikohet mot pjeserisht me diell por gjate nate dendesim i vranesirave dhe mundesi per te reshura te dobeta te bores , temperaturat do të lëvizin nga minus 2 deri në 7 gradë celcius .Ndersa Ne Tirane poashtu parashihet mot pjeserisht me diell , temperaturat do te levizin nga 5 deri në 14 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 79793 , Të shëruar: 66321 ,të vdekur: 1736
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *