Sht. Kor 27th, 2024

NGJARJE DITE E MARTE, 02.03.2021

By Rtv Arbëria Mar2,2021

Grenell reagon përsëri: Kurti hodhi gaz lotsjellës në Kuvend për ta ndalur Obamën që ta mbështesë demarkacionin

Ish-Përfaqësuesi i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar ta akuzojë Albin Kurtin se është kundër politikave amerikane.
“Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në një përpjekje për ta ndalur presidentin Obama që ta mbështesë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Joe Biden gjithashtu e ka nxitur Kurtin në atë kohë që ta mbështesë demarkacionin – por, ai në vend të kësaj zgjodhi terrorizmin”, ka shkruar ai në Twitter..

Lajçak: Brenda muajsh mund të arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takoi në Prishtinë të gjithë liderët kryesorë politikë e krerë institucionesh. Ai e bëri të qartë se për BE-në dialogu Kosovë-Serbi është prioritet.
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha në Prishtinë se ai pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet edhe brenda muajsh. Këto komente Lajçak i bëri pas takimeve që zhvilloi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

8 të vdekur vdekur nga Covid, 488 raste të reja dhe 270 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
270 TË SHËRUAR DHE 488 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 488 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 270 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.236.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 488 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 285 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 8 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË! DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

“Boll ma me këto sjellje”, Daka e lëshon mbledhjen për shkak të Kurteshit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhje, Valdete Daka, ka lëshuar mbledhjen me arsyetimin se sjelljet e anëtarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshit, nuk ishin në nivelin e duhur.
“Mbledhjet tona janë shndërruar në diçka që kurrë s’kanë qenë duke ju falënderu Sami Kurteshit”, ka thënë Daka.
“Boll ma me këto sjellje që nuk janë në nivel”, i ka thënë Daka Kurteshit.
“Konsideroj që mbledhja nuk mundet me vazhdu për shkak të sjelljes së Kurteshit”, ka thënë Valdete Daka dhe të gjithë e kanë lëshuar mbledhjen.
“Ne kemi me fitu dhe e bëjmë pushtetin por mos ndërhyni kur flasim unë dhe zotëri Rama se kjo është arsyeja që i keni humbur zgjedhjet me këtë mediokritet. Unë po diskutojë për dokumentet dhe ligjet që i kemi para. Ju po shkeli të drejta, të trajtohet të gjithë ata njerezë që ju është shkelë e drejta e kundërshtimit dhe apelit. Ju ka shkelë njerëzve të drejtën e ankesës. E kemi shkelë planin operacional”, ka thënë Kurteshi.
Po ashtu edhe Eshref Arifi ka kërkuar që të mos ulet niveli i diskutimit në këtë mbledhjen.
“Mos të ulet takimi i KQZsë. Nuk dihet ku jemi. Kemi pika vendimmarrëse për administrimin e procesit zgjedhor. Kemi rregulla dhe ligje. Mos të bëhet presion administratës”, ka thënë Arifi.
“39 fletëvotime në një zarf çfarë i thonë kësaj pune”, ka thënë anëtari i PDK-së, Arianit Elshani..

Prokuroria: Gruaja e ‘Sandokanit’ dhe një zyrtar tjetër i shkaktuan 130 mijë euro dëm buxhetit

Prokurori Special Dren Paca ka thënë se ishte vërtetuar se udhëheqësja e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në Departamentin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës (DFDIL), Sanije Rexha dhe zyrtari tjetër i MPMS-së, Kushtrim Bala, i kishin shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 130 mijë euro.
Dy të lartpërmendurit po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim ndikimi, pasi sipas Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), u kishin mundësuar qytetarëve të Shqipërisë që në mënyrë të kundërligjshme të fitojnë statusin e veteranëve të luftës, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 133.280.00 euro.
Në seancën e mbajtur të enjten, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, prokurori Paca dhe dy të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre avokatëve Tahir Rrecaj dhe Muhamet Mujaj, kanë dhënë fjalën përfundimtare.
Prokurori Paca, në fjalën përfundimtare, ka thënë se me provat e propozuara në aktakuzë dhe ato që ishin administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor, ishte vërtetuar se dy të akuzuarit kishin shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare..

KQZ i refuzon rreth 22 mijë vota nga diaspora

Në Qendren e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka konfirmuar 56 mijë e 910 vota nga diaspora.
KQZ i ka refuzuar rreth 22 mijë vota si të pavlefshme.
QNR ka përfunduar numërimin 29 mijë e 940 vota me kusht.
Nga këto Lëvizja Vetëvendosja ka marrë mbi 50.66 përqind, apo 14 mijë e 939 vota.
Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar rreth 4 mijë vota, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë marrë nga afër 2 mijë vota.
Nga votat e diaspores deri më tani janë numëruar 14 mijë e 133 vota, ku Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 322 vota.
Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 271 vota, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës i ka marrë 1 mijë e 241 vota..

Moti
Të merkuren parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga minus 2 deri në 15 gradë celcius. Mot me diell parashihet edhe ne në Tiranë,me temperatura nga 3 deri në 19 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 70185 , Të shëruar: 60.333 ,të vdekur:1616
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *