Hën. Shk 26th, 2024

NGJARJE DITE, E SHTUNE, 01.05.2021

By Rtv Arbëria Maj 1, 2021

Protestohet për 1 Maj, qytetarët thirrje Qeverisë : Marrëveshje kolektive tani, jo para zgjedhjeve

Me moton “Punëtore e punëtorë kundër shtypjes”, kanë marshuar dhjetëra qytetarë në Sheshin “Zahir Pajaziti”, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj trajtimit të punëtorëve në Kosovë.
Nënkryetari i Sindikatës së Koorporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, para protestuesve tha se Kosova është një nga shtetet më të varfra në rajon si dhe punëtorët e sektorit privat janë më të shtypurit.
“Dihet që Kosova është ndër shtete më të shkelura ndërsa pjesëmarrja në protesta e vogël. Punëtorët janë të shtypur tej mase prandaj nuk protestojnë. Mos të largohen nga puna padrejtësish”, u tha tutje.
“Të bëjnë marrëveshjen kolektive tani jo para zgjedhjeve”.
Gjithashtu kërkesë e tij është po ashtu edhe njohja e viteve të punës në vitet e 90-ta si dhe rinovimin e kontratës kolektive.
“Kërkesë tjetër e jona është njohja e viteve të punës në vitet 1990. Të gjitha ata që kanë punuar në ato vite të ju njihet kjo e drejtë e punës. Dhe lus qeverinë e re që së shpejti të filloj me këtë procedurë. Kemi kontratën kolektive e cila nuk është aprovuar qysh në vitin 2018, kërkojmë që të rinovohet kjo kontratë. Zbatimi i ligjit të punës, besoj që punëdhënësit nuk e kanë lexuar ligjin e punës, pasi është duke u shkelur ky ligj”, tha ndër të tjera, Llumnica.
Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës dhe Myriad. Ndërsa protestës i janë bashkuar edhe disa sindikata.

Skandali i qeverisë Hoti me përfituesit e Pakos, kërkohet kthimi i parave në arkën e shtetit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati para disa ditëve ka bërë publike një listë në të cilën Qeveria Hoti kishte listuar bizneset përfituese nga pakoja 60 milionë euro.
Ai këtë e bëri pas shumë akuzave që u bënë në drejtim të Qeverisë Kurti, dhe thënë se publikimin e kësaj liste e kishte bërë me qëllim të transparencës.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, ka shkruar ai në Facebook.
Përfitues të kësaj liste ishin biznese që kanë punuar vazhdimisht gjatë pandemisë, që i bie se nuk janë prekur nga pandemia dhe kanë vazhduar punën normalisht, duke pasur dhe fitim, por që janë të njëjtat që Qeveria Hoti i ka shpërblyer dhe me para nga Pako e Rimëkëmbjes.
Në anën tjetër, nga Qeveria në kohë pandemie përfituan shumë pak apo fare qytetarët e Kosovës apo ata që humbën punën për shkak të kësaj gjendje.
Për këtë u kërkua edhe hetim nga Prokuroria, nuk pati asgjë në këtë drejtim.
Por, a do të duhej që këto para t’i kthehen shtetit?

Kryekuvendari Konjufca nderoi të rënët në Nabërgjan të Pejës

Sot, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, bëri homazhe në Nabërqjan të Pejës, për të nderuar jetën dhe veprën e të rënëve të këtij lokaliteti, të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.
Pasi vendosi lule në kompleksin memorial të të rënëve të Nabërgjanit, ai iu drejtua familjarëve të tyre, duke iu thënë se shteti ynë nuk do të ishte ndërtuar pa kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë.
Duke kujtuar ngjarje dhe momente të ndërhyrjes së NATO-s për të parandaluar gjenocidin e forcave serbe në Kosovë, Konjufca tha se aktet gjenocidale të Sebisë janë të pafalshme dhe se drejtësia do të kërkohet deri në fund.
Ndër të tjera, i pari i Kuvendit theksoi se kërkimi i vazhdueshëm i drejtësisë është çështje prioritare e institucioneve të shtetit dhe se çdo hap i bërë në këtë drejtim është përmbushje e amanetit të të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi.
Po ashtu, kryekuvendari Konjufca theksoi se dëshmorët dhe martirët e shtetit tonë janë themeli i lirisë që e gëzojmë sot, andaj memoria kolektive për historinë e dhimbshme në të cilën ka kaluar Kosova, duhet të ruhet dhe të mbrohet fuqishëm.
“Zemrat tona qetësohen dhe të rënët tanë prehen, vetëm atëherë kur drejtësia vihet në vend”, theksoi kryekuvendari Konjufca, pas dëgjimit të rrëfimeve nga të afërmit e të rënëve nga Nabërgjani i Pejës.​

456 Të Shëruar Dhe 187 Raste Me Covid-19!,5 Të Vdekur

Postimi i plote nga IKSHPK
456 TË SHËRUAR DHE 187 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Në tri ditët e fundit, mbi 15 mijë qytetarë ia mësynë Shqipërisë dhe Malit të zi

Me ngritjen e temperaturave dhe me festat e fundit është rritur qarkullimi i automjeteve dhe i personave në pikat e kalimit kufitar me shtetet fqinje.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në tri ditët e fundit është vërejtur një fuks i madh i qytetarëve në drejtim të Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Në bazë të të dhënave, më 28 prill, në Drejtorinë Rajonale të Departamentit të Policisë Kufitare “Perëndimi” kanë dalë 6 mijë e 719 persona.
Kurse më 29 prill , 5 mijë e 927 qytetarë të Kosovës vendosën të kalojnë disa ditë pushimi në Mal të Zi e Shqipëri.
Por, gjatë ditës së djeshme [30 prill], afro 7 mijë qytetarë ia mësyn bregdetit shqiptar.
Sipas të dhënave të Policisë 7 mijë e 70 persona kanë kaluar vetëm dje në pikat kufitare “Perëndimi”.

Parashikimi i motit

Gjatë ditës së diele parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 26 gradë celcius. Në Tiranë poashtu parashikohet moti pjeserisht me diell ,temperaturat do te levizin nga 14 deri në 39 gradë celcius

COVID-19 në Kosovë: Total raste: 105375,Të shëruar: 94630,të vdekur: 2178

www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *