Pre. Pri 19th, 2024

NGJARJE DITE, E SHTUNE 15.05.2021

By Rtv Arbëria Maj 15, 2021

Gjermania heq karantinën për udhëtarët nga Kosova por…

Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në Gjermani dhe në shumë pjesë të botës qeveria gjermane ka lehtësuar masat për udhëtime në disa vende.
Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë ashtu siç ishte më parë.
Gazetari i njohur i Deutsche Welle Bahri Cani nëpërmjet një video në kanalin e tij në youtube ka informuar të gjithë mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera, mirëpo vlen të theksohet se duhet të keni patjetër me vete një test “negativ” jo më i vjetër se 48 orë…

Luftimet në Izrael, ambasada shqiptare e rrezikuar nga sulmet me raketa

Ambasada shqiptare ka njoftuar me një postim në rrjetin social Twitter se sulmet me raketë nga luftimet që po zhvillohen mes Hamasit dhe Izraelit, kanw rrezikuar edhe ndwrteswn e tyre në Izraelin qendror.
“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror.
Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan ambasada shqiptare në “Twitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.
“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan – afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!”, shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko.

“Plani B” tragjik për Kosovën, ky është alarmi para dialogut Kosovë-Serbi

“Non-paperat”shikuar historikisht gjithmonë kanë ekzistuar por të shfaqur ne rrethana dhe kushte të ndryshme kohore historike.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor gjithmonë ka patur luftëra, përplasje, gjenocid që nga shekulli 12 kur në këto troje erdhën si zaptuese bishat serbo-sllave nga Karpatet.
Kështu po vlerëson prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili shton se, vazhdimisht dhe historikisht kanë ekzistuar “non-paper” ne bazë të të cilëve janë zhvilluar luftëra gjatë të cilave pati lëkundje të popullsisë, dëbime, migrime në shtetet tjera.
“Si pasojë e krejt kësaj sot e kësaj dite e kemi gjendjen e atëhershme ku populli shqiptar u nda në shumë shtete. Fantazmat e “non-paperve” sikur nuk janë zhdukur por u aktivizuan përsëri të cilat këto ditë janë të pranishme në hapësirat e Ballkanit Perëndimor. Kështu, ditë më parë në mediat sllovene është publikuar një dokumenti cili pretendohet se është “non-peperi” i kryeministrit të Sllovenisë Janez Janshës sipas të cilit gjoja kufijtë e ish-Jugosllavisë dhe Ballkanit duhet te ridefinohen në baza etnike. Por, pas kësaj letër fantazmë apo ogurzezë pothuajse nuk qëndron askush, edhe vetë i përmenduri Jansha nuk e pranon autorësinë e saj, as qeveria e Sllovenisë nuk qëndron pas kësaj letre. Këtë e vërtetoi edhe Presidenti Pohor i Sllovenisë qe këto ditë po qëndron në Kosovë për vizitë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.
Ai mendon se, pa marrë parasysh idenë e këtij “non paperi” zhvendosja e kufijve në Ballkan është një lojë me zjarrin dhe mund të ketë pasoja të paparashikuara për rajonin e më gjerë.
“Por, jam thellë i bindur se pas këtij “non-paperi” qëndron Rusia se bashku me Serbinë të lansuara përmes agjenturave të tyre të inteligjencës me qellim të krijimit te hutisë para rinisjes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë,por te mbështetur fuqimisht edhe nga kuislingut shqiptare si Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu si renegat te Serbisë. Pos, “non-paperit” të parë ku parashihej ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, doli edhe një “non-paper” tjetër shumë i rrezikshëm, sidomos për Kosovën i cili mendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca si një nismë për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi. Pikat që përmendën në këtë “non-paper” dytë franko-gjerman sipas disa analitikeve por edhe diplomateve mendohet se janë gati të njëjtat me ato që do të diskutohen në dialog”, shton ai.
Sipas profesorit, në bazë të këtij “non-paperi” të dytë siç thuhet franko-gjerman të cilën e publikuan mediat në Kosovë do të krijohet një “distrikt autonom i Kosovës se veriut” (Asociacioni me kompetencat e zgjeruara) sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës te Kosovës.
“Kisha Ortodokse Serbe do te këtë “status të previligjuar”. Ky është “non-paperi” me i rrezikshëm deri më tani për të cilin Kosova nuk guxon as ta hapë diskutimin për te sepse e cenon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Por, “non-paperat” nuk po kanë të ndalur. Doli haptas me emër e mbiemër edhe një “non-paper” i shefi i politikës se jashtme Josip Borell i cili parasheh anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkësinë Evropiane. Kjo, është diçka e re që duhet përshëndetur anëtarësimin në Bllok të vendeve të Ballkanit Perëndimor ne BE, e jo si deri më tani veç e veç, duke i plotësuar mbi 100 kritere dhe që merrte kohë të gjatë. Një integrim i tillë do të bënte më të besueshme politikën e jashtme të BE dhe do ta rriste imazhin dhe fuqinë e vetë ne krahasim me Rusinë dhe Kinën dhe njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do te përfitonin do të kishin mundësi me të mëdha për zhvillim dhe punësim. Integrimi i vendeve te Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Kosovës, Serbisë, Malit te Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës) definitivisht do të përmbylleshin konfliktet shekullore midis këtyre vendeve. Një integrim i këtillë do te rriste besueshmërinë në politikën e gjithëmbarshme të BE-së”, pohon ai.
Maxharraj thekson se, nga integrimi i këtillë i vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe Kosova do ti kishte përfitimet e veta, stabilitetin, demokracin, zhvillimin ekonomik, punësimin.
“Por, për tu arrit një integrim i këtillë duhet një pajtueshmëri e të gjitha shteteve te Ballkanit Perëndimor, çfarë është zor të parashikohet sidomos kur është fjala për politikën hegjemoniste të Serbisë, e cila nuk po mund te shkëputet nga e kaluara duke shkaktuar luftëra dhe gjenocid në Ballkan për përfitim territorësh. Kjo do të thotë se nëse shteti serb nuk arrin të shkëputet nga e kaluara gjeopolitike do të vijë deri të një stagnim që do te hapë situata te reja jostabile dhe vend përkonflikte të reja. Prandaj është të BE që të gjejë rrugë për ta bind Serbinë që të shkëputet nga e kaluara gjenocidiale, ti lejë lojërat e dyfishta që ajo të orientohet kah perëndimi, ta bindë Serbinë për ta njohur Kosovën pa ndonjë kompromis, të dhembshëm dhe të merr rrugën e integrimeve Evropiane sepse nuk ka rrugë tjetër. Në të kundërtën nëse Serbia nuk i bindet Evropës dhe SHBA për integrime euro-antlantike do të këtë mundësi që të kalohet më Planin B te “non-paperit” që përfshin konflikte dhe kufij të rijë ne Ballkanin Perëndimor, pra lufta të reja, lëvizje të reja etnike që askush nuk i dëshiron”, potencon ai.
Gjithsesi, sipas tij, Kosova në dialogun me Serbinë i cili do të rinisë së shpejti duhet të këtë kujdes.
“Kjo sepse tashti në dialog e kemi një ekip më të fortë, më të shkolluar, më të sinqertë që nuk mund të shantazhohet siç shantazhohej Hashim Thaçi i cili dorëzohej për çdo gjë para Vuçiqit. Për një dialog të fortë Kosova i ka të gjitha përparësitë kur dihet se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë për të cilën duhet të paditet, të ia kërkon Serbisë dëmet e luftës, të pagjeturit e deri ne kërkimfalje. Kosova në dialog duhet ta këtë agjendën e qartë, ajo është se qëllimi i dialogut nuk është sa për të dialogu pa kurrfarë qellimi, por qëllimii dialogut është njohja e Kosovës nga Serbia, në të kundërtën Kosova nuk ka se çka të kërkon që dialogu të vazhdoi. Është e domosdoshme që në dialog më fuqishëm të përfshihet edhe SHBA sepse nuk ka dialog të mirëfilltë pa pjesëmarrjen aktive të SHBA-ve”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj..

3 te vdekur ,358 të shëruar dhe 40 raste me COVID-19!

358 TË SHËRUAR DHE 40 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.135 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 40 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Dy gazetarë nga Kosova në Izrael: Kraja rrëfen bisedën e burrit me ekipën e AP pas bombardimit

Dy raketa izraelite kanë shembur një ndertesë në Gaza ku gjendeshin zyrat e Al Jazeera-s, Associated Press dhe mediumeve të tjera. Pas gjithë kësaj ngjarje ka reaguar ish- gazetarja nga Kosova, Gerantina Kraja, e cila jeton në Izrael bashkë me burrin e saj, gazetarin Nebi Qena, i cili punon për Associated Press.
Kraja ka treguar për trishtimin që ka përjetuar teksa ka dëgjuar burrin e saj duke komunikuar me ekipin e tij nga Associated Press-it pas gjithë asaj që ka ndodhur.
“E shtangur nga frika derisa dëgjoj burrin tim Nebi Qena teksa i thotë ekipës së tij se do të rindërtojnë gjithçka pasi zyrat e Associated Press në Gaza ku qëndronin ekipet e jashtëzakonshme janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, ka shkruar Kraja në Twitter..

Parashikimi i Motit

Gjatë ditës së diel parashikohet mot pjesrisht i vranet mundesi per te reshura te shiut dhe bubullima, temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 21 gradë celcius. Në Tiranë poashtu parashikohet moti pjeserisht vranet me mundesi per te reshura te shiut dhe bubullima,temperaturat do te levizin nga 14 deri në 23 gradë celcius.

Covid – 19 në Kosovë:
Total raste: 106843 , Të shëruar: 99455 , Të vdekur: 2223

www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *