Pre. Pri 26th, 2024

NGJARJET E DITES , E HENE 16.11.2020

By Rtv Arbëria Nën 16, 2020

Hoti: Së shpejti fillojmë konsultimet për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se së shpejti do t’i fillojë bisedimet me spektrin politik për çështjen e presidentit.
“Për këtë çështje, shumë shpejt do të marrë udhë edhe kjo. Sapo kanë ndodh ndryshimet për shkak të akuzave të ngritura. Besoj për pak ditë do t’i fillojmë konsultimet me spektrin politik për ta zgjidhur këtë çështje, për ta pa si do ta tejkalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, unë do të insistoj që të përcillen të gjitha hapat kushtetuese e të vendoset interesi publik para atij politik”, ka deklaruar Hoti në konferencë.
Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës pas aktakuzës së konfirmuar nga Gjykata Speciale. Vjosa Osmani është bërë ushtruese e detyrës së presidentes…

Hoti: Për pak ditë do të mbyllet çështja e Telekomit

Mehmeti ka folur për gjendjen në Telekom. Ai ka thënë se janë duke punuar në zhbllokimin e xhirollogarive, duke shtuar se për pak ditë pritet të mbyllet kjo çështje.
“Unë e di që mijëra punëtorë aty nuk i kanë marrë pagat e tetorit por po punojmë me ministrin Kuçi për ta përmbyllur sa më shpejt. Do të dalim para punëtorëve të Telekomit e qytetarëve për ta bërë të ditur”, ka thënë ai.
Ai ka folu edhe për kërkesën e ministres së Financave, Hykmete Bajrami, ndaj agjencisë italiane Guardia di Finanza të hetojë skandalin e Thesarit.
Hoti ka thënë se lërkesa e ministres është që të ndihmohet në auditim të sistemi, përndryshe sipas tij, hetimet po vazhdojnë.
“Unë mendoj që do të shohim rezultate së shpejti. Është çështje e ndarë dhe atë po i kryen hetuesia dhe prokuroria”, ka thënë ai.
Sot punëtorët e Telekomit kanë protestuar para Qeverisë, më pas ata kanë filluar grevën e cila po mbahet në objektin kryesor të Telekomit në Prishtinë.

Besnik Tahiri punëtorëve të Telekomit: Me iu shiku në sy, secili jeni më hajn se unë

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se kësaj teme Qeveria duhet t’i jep zgjedhje.
Ai ka thënë se zgjidhja duhet të jepet më së largu nesër.
Tahiri iu ka përgjigjur protestuesve të cilët i kanë quajtur hajna, duke iu thënë “me iu shiku në sy secili jeni më hajna se unë”.
Ai pas reagimit të protestuesve ka kërkuar falje, duke thënë se “i vjen keq nëse dikush është ndier i ofenduar”.
Protesta është shpërndarë ndërkaq punëtorët janë njoftuar që greva do të mbahet në objektin kryesor të Telekomit duke filluar nga sot. Ndërkaq në regjione greva do të nis nesër nga ora 08:00.

11 të vdekur dhe 688 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

11 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 688 raste të reja me koronavirus.
Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 833, ndërsa e të infektuarve në 29.805.
Tre prej të vdekurve janë nga komuna e Prishtinës, të moshave 76, 54 dhe 38-vjeçare, dy nga Rahoveci (74, 67 vjeç), dhe nga një në Ferizaj (48 vjeç),Gjilan (82 vjeç), (57 vjeç), Klinë (65 vjeç), Skenderaj (76 vjeç) dhe Suharekë (54 vjeç).
688 rastet e reja janë nga 1865 testime.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste
Në 24 orët e fundit janë shëruar 236 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 17.541. Janë 11.431 raste aktive.

Zemaj: Më s’do të ketë specialistë të papunë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga sot e tutje të gjithë specialistët do të punësohen në sistemin publik shëndetësor.
Përmes një konference për media, ai ka thënë se nga nesër SHSKUK do të shpallë konkurs për specialistët e papunë.
“Nga sot nuk ka më mjek e specialist që do të mbeten pa punë, të gjithë do të jenë të punësuar. Duhet të kemi mjek sipas nevojës dhe nuk mund të presim ngritje të cilësisë pa mjek dhe ky nuk ka qene vetëm premtim por zotim i qeverise i imi si ministër”, ka thënë ai.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Saudin Maliqi, ka thënë se të gjithë specialistëve iu është hapur dera për punësim.
Ai ka thënë se spitalet janë të mobilizuara që të kalojnë këtë sfidë, pasi siç thotë janë të ngarkuar pas rritjes së rasteve me COVID-19..

Shaip Kamberi kërkon që çështja e shqiptarëve në Luginë të përfshihet në dialogun Beograd-Prishtinë.

MOTI
Mot i ndryshueshëm në Kosovë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull.
Të hënën pritet të ketë mot me diell dhe pak vranësira, ndërsa nga e marta do të ketë kushte tjera atmosferike, vranësira të dendura të përcjella me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale pritet të sillen nga 0 deri në minus 1 gradë Celsius. Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqëroren edhe me fjolla të borës.
Temperaturat maksimale pritet të sillen nga 5 deri 14 gradë Celsius.
Të marten parashikohet mot i vranet dhe me shi, temperaturat do të levizin nga 6 deri 12 gradë Celsius. Mot i ngjashem në Tiranë, me temperatura nga 11-22 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 29805. Të Shëruar: 17541. Të vdekur: 833
www.rtvarberia.com
Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *