Hën. Dhj 9th, 2024

NGJARJET E DITËS, E PREMTË, 20.11.2020

Gërxhaliu: Javën e ardhshme zyrtarisht nisin gërmimet në Kizhevak

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Express Intervistë ka thënë se kanë marrë shkresë zyrtare që javën e ardhshme të fillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë. Ai tha se ekipi kosovar punues është i gatshëm menjëherë të filloj punën.
“Kryetari i grupit punues më njoftoi se ka ardhur shkresa përmes Kryqit të Kuq, sepse ky është komunikimi jonë me palën serbe, që janë duke i kryer punët logjistike dhe po përgatitemi të fillojmë gërmimet javën e ardhshme. Do montohen tenda, kontinerë, të bartet rryma, pra logjistika po kryehet në Kizhevak”, tha ai.
“Gjykatësi në Serbi ka marrë vendim që të jemi për procesin e monitorimit në Kizhevak, na ka njoftuar se kanë filluar me punët e logjistikës dhe terrenit dhe nga java tjetër do jemi në Kizhevak”, sqaroi ai.
Ndërkaq, ka shtuar se për koston e gërmimeve atje, çdo gjë që bëhet në anën e Serbisë kryhet nga Serbia, ndërsa ato në territorin e Kosovës bëhet nga pala kosovare.
Gërxhaliu ka thënë se pandemia COVID-19 dhe moti i keq këtë kohë po ndikon negativisht në gërmimet e varrezave.
“Pandemia ka qenë një problem sepse 3-4 ditë para pandemisë kemi qenë në Serbi dhe kemi vizituar Kizhevakun. Pandemia ka ndikuar shumë, jemi vonuar dhe kushtet janë armiku jonë kryesor. Është një armik i madh i yni, që në aspekt profesional do të ishte më mirë të shtyhej por ne do të vazhdojmë. Do konservohen ato gjëra dhe do jenë në mbrojtje të policisë dhe pastaj dorëzohen tek ne”, tha ai.
Ai ka thënë se në Kosovë spektri politik ka nevojë për bashkëpunim për të marrë vendime të përbashkëta, ndërsa shtoi se rezolutat apo çdo hap që merret për të pagjeturit është pozitive.
“Ne kemi nevojë për mbështetje dhe shtyrje përpara. Kemi mundur të punojmë më shumë. Në aspektin politik të rezolutave është çështje e tyre, por çdo gjë që merret në këtë aspekt është e mirëseardhur”, tha ai.
Më 16 nëntor ishin gjetur mbetje mortore në Kizhevak, që dyshohen të jenë të shqiptarëve të Kosovës.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në një komunikatë sot, tha se mbetjet mortore janë zbuluar në një gurore të madhe në Serbi, nga ekspertët e EULEX-it, të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur. Gjithashtu, EULEX-i sqaroi se ekspertët e saj kanë kryer gërmime në Kizhevak që prej vitit 2015 dhe në vitin 2020, siç thuhet në komunikatë, ndodhi një përparim falë shfrytëzimit të imazheve fotografike nga ajri.

11 të vdekur e 855 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e së premtes. Në të njëjtin raport bëhet e ditur se janë regjistruar 855 raste të reja, ndërsa janë shëruar 748.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1930 testime.
Deri tash në nivel vendi janë regjistruar 32,877 raste pozitive nga testimi i 127,722 mostrave. 885 persona kanë vdekur, ndërsa janë 12,220 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga Prishtina 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizreni 2 raste (88, 82 vjeç), Drenasi 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakova 1 rast (71 vjeç), Gjilani 1 rast (79 vjeç), Kamenica 1 rast (92 vjeç), Mitrovica 1 rast (82 vjeç).
Rastet e reja pozitive janë nga komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.
Ndërkaq në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë e ditur se në klinikat dhe spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 539 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Në përgjithësi janë duke u trajtuar 828 pacientë, 12 prej të cilëve janë në respiratorë e 603 në oksigjenoterapi..

Në Kosovë, nga sot lejohen edhe testimet diagnostike rapide për COVID-19

Në Kujdesin Parësor Shëndetësor nga sot mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV, krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar deri tash në KPSH.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ përmes së cilit institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor u mundësohet edhe kryerja e testeve diagnostike rapide për diagnostikimin e COVID-19.
“Krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar më herët në institucionet publike të KPSh-së, tash e tutje mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV”, thuhet në komunikatën e MSH-së..

Ish-gjyqtari kosovar shpall kandidaturën për president të shtetit!

Nehat Idrizi tashmë edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të shtetit.

Indeksonline ka siguruar letrën ku Idrizi, i cili për një kohë të gjatë ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, edhe “de jure” i është futur kandidaturës për të parin e shtetit.
Ai ka bërë të ditur se ka njoftuar gjitha partitë politike në vend.

Saranda Bogujevci :Kurrë asnjëherë në jetën time nuk kam qenë e sulmuar në këtë mënyrë dhe kaq ulët

Deputetja e Kuvendit Saranda Bogujevci që nga dita e djeshme është përsosni më i përmendur në skenën politike në vend. Ajo dje u fye nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, kur po diskutohej në lidhje me çështjen e personave të pagjetur si njëra ndër plagët më të mëdha që ka shoqëria kosovare.
Derisa Selamanjaj tha se kjo temë po personalizohet, e viktimizohet, Bogujevci në Kanal 10 tha asnjëherë në jetën e saj nuk ishte ndjerë më keq dhe më e sulmuar.
Deklarimi i saj:
Kurrë asnjë herë në jetën time nuk kam qenë e sulmuar në këtë mënyrë dhe kaq ulët.
Është e rëndë por kjo nuk do të zmbraps, kam kaluar procese edhe më të rënda në jetën time sidomos karshi Serbisë dhe nuk jam zmbrapse. Është e dhimbshëm që për një temë të tillë bijnë në këtë nivel. Është tepër me rëndësi me përmend kujdesin që duhemi me pas sidomos karshi familjarëve. Nuk është e lehtë me pa një sulm të tillë

Ambasadori gjerman bën thirrje të kalohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Bashkimi Evropian përmes zyrës së saj në Kosovë ka ndarë 26.5 milionë euro për të ndihmuar Kosovën në përballjen me pandeminë COVID-19.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar në Twitter se ky është lajm i mirë për Kosovën, dhe tani qeveria duhet të sigurojë shumicën që të kalohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Lajme te mira! BE’ja vazhdojnë të bëjnë atë që e flasin duke mbështetur partnerin tonë të besuar Kosovën me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që përpara fundit të këtij viti, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë..

Vjedhje për ditë në Kosovë, por shifrat thonë se ka 20% raste më pak se vitin e kaluar

Thuajse cdo ditë raportohet për vjedhje ose për vjedhje të rëndë në Kosovë, por sipas shifrave po del se është zvogëluar numri i rasteve të këtyre dy veprave penale.
Nga zyra e informimit në Policinë e Kosovës për IndeksOnline kanë bërë të ditur se për 6 muaj janë raportuar 1792 raste për vepren penale “Vjedhje, ose 21.23% më pak sesa vititn e kaluar.
Të njejtën thonë edhe për vepren penale “Vjedhje e rëndë”, ku 16.70% ka raste më pak krahasuar me vitin e kaluar në periudhën janar-qershor.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju informojmë se,
Në periudhën kohore Janar- Dhjetor 2019 janë raportuar gjithësej 4519 raste të veprës penale “Vjedhje” ose 22.64% më pak raste, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore nga viti paraprak dhe 3803 raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë” ose 20.33% më pak raste, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore nga viti paraprak .
Ndërsa, për periudhën kohore gjashtë mujore Janar – Qershor 2020 janë raportuar gjithësej 1792 raste të veprës penale “Vjedhje”ose 21.23% më pak raste, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore nga viti paraprak dhe 1730 raste të veprës penale “Vjedhje e rëndë” ose 16.70% më pak raste, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore nga viti paraprak”, thuhet në përgjigjjen e tyre.
Ndryshe, në mëngjesin e së premtes është realizuar një vjedhje në rrugën B ku grabitësit kanë arritur të demolojnë filialin e një banke me mjet shpërthyes.
Raste jot ë rralla janë edhe kur grabitësit përdorin armë zjarri gjatë kryerjes së vepres, sikurse në vjedhjen e filialit ku të dyshuarit gjuajtën në drejtim të rojës.
IndeksOnline ka pyetur në Policinë e Kosovës edhe për numrin e të arrestuarve për vepren penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënë” por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.
Në tabelën më poshtë mund të gjeni të dhënat për numrin e rasteve për “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënd” për periudhën janar-shtator 2019 dhe janar-shtator 2020.

MOTI

Të shtunen parashikohet mot i vranet dhe me shi, temperaturat do të levizin nga -3 deri 2 gradë Celsius. Mot pjeserisht me diell në Tiranë, me temperatura nga 6-17 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 32877. Të Shëruar: 19772. Të vdekur:885
www.rtvarberia.com
Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *