Enj. Pri 25th, 2024

Për herë të parë në BE rritet numri i kërkesave për azil

By Rtv Arbëria Maj 25, 2023

Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian ka raportuar se ka pasur një rritje të kërkesave për azil.

Sipas Eurostat, në listën e kërkesave prijnë shtetasit sirianë dhe afganë.

“Në shkurt të vitit 2023, gjithsej 76.505 aplikantë për azil për herë të parë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e Eurostat-it, ku shtohet se kjo është një rritje prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.h

Sirianët me 9.885 dhe afganët me 9.310 raste përfaqësojnë dy grupet më të mëdha të azilkërkuesve për herë të parë.

Qytetarët rusë u renditën në vendin e tetë, duke bërë 2.385 aplikime.

Rreth 2.475 aplikantë ishin të mitur të pashoqëruar.

Mbi dy të tretat e rasteve janë paraqitur në Gjermani, Spanjë, Itali ose Francë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *