Pre. Pri 26th, 2024

Përleshja me thika në Pejë, Prokuroria jep detaje

By Rtv Arbëria Jan 20, 2022

Si pasojë e një përleshjeje me thikë në lagjen “Fidanishte” në Pejë, sot ka humbur jetën një person.

Lidhur me këtë rast, sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, janë arrestuar dy të dyshuar.

“Si pasojë e kësaj perleshje në një lagje të qytetit, nga lëndimet e marra, një person ka humbur jetën. Ndërkaq, dy persona të dyshuar se janë përfshirë në këtë përleshje gjenden nën masën e ndalimit”, ka konfirmuar për Indeksonline Shkodran Nikçi, zyrtar për informim në Prokurorinë e Pejës.

Sipas Nikçit, njëri nga të dyshuarit ka pësuar po ashtu lëndime trupore nga përleshja, teksa të dy janë duke u hetuar për vepër penale.

“Të dyshuarit, njëri për veprën penale “Vrasje”, ndërkaq tjetri për veprën penale “Shkaktim të lëndimit trupor”, do të ndalohen për 48 orë. Njëkohësisht, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e kësaj çështje penale”, ka shtuar Nikçi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *