Mar. Maj 7th, 2024

Prokuroria e “butë”, drejtori sportiv dhe 2 të tjerë pritet të lirohen – edhe pse e rrahën kreun e Intelektualëve!

By Rtv Arbëria Pri 26, 2024

Është mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Gjilanit në rastin e FC Dritës. Drejtori sprotiv i këtij klubi, Valon Zymberi dhe dy bashkëpuntorë të tij pritet të lirohen. Kjo, pasi prokurorja e rastit dha një masë të butë ndaj tyre, raporton Indeksonline.

“Masa e ndalimit që t’i afrohen vendit apo personit të caktuar si dhe masën për tu paraqitur në stacionin policor”, ishte kërkesa e prokurores së rastit.

Ndërsa, gjykata konfirmoi se me kohë (brenda 24 orëve) do të njoftoheni për aktvendimin e posaçshëm të këtij rasti.

Kujtojmë se para disa ditësh, Valon Zymberi me dy shokë të tij e sulmuan fizikisht kryetarin e tifozëve, Intelektualët, Taulant Byqmetin.

Ky i fundit dhe tifozët kërkuan shkarkimin dhe ofenduan me sharje drejtorin Zymeri. Ata kishin një kërkesë të vetme,- shkarkimin nga detyra e drejtorit përshkak të rezultateve jo të mira në ekip.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *