Pre. Pri 26th, 2024

Përmbledhje e lajmeve ditore 23.07.2020

By Rtv Arbëria Kor 23, 2020

Nga e enjtja Postës së Kosovës, ATK-ja pa asnjë paralajmërim ia ka bllokuar xhirollogaritë për borxhet e vitit 2018 e 2019.Sipas komunikatës së lëshuar nga Posta e Kosovës thuhet se me këtë veprim të njëanshëm, ATK-ja ka ndërprerë shërbimet dhe operimet e Postës së Kosovës, e cila ofronë shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës”.***Koordinatori shtetëror Skënder Hyseni, pas takimit me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në Bruksel, ka thënë se ka pajtim rreth elementeve të caktuara.Ai tutje ka shtuar se nuk pret që ky proces të jetë i lehtë, por thotë se do ta ketë dinamikën e duhur duke potencuar se nuk mund ta zvarrisin paskajshëm.Hyseni ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje për pika të caktuara nëse nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse***Tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë janë konfirmuar edhe 181 raste të reja me koronavirus.Ndërkohë janë shëruar 136 pacientë.Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të IKSHPK-së, të publikuar të enjten pasdite.***Gjykata Kushtetuese kërkon dokumente nga Kuvendi për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit.***Avdullah Hoti: Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet për liberalizimin e vizave.*** Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK-së, me theks të veçantë, situatën e krijuar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.Gaxherri ka thënë në Frontal se Vjosa Osmani, është rreshtuar më Lëvizjen Vetëvendosje.***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, derisa i nxehti afrikan do të shtrihet gradualisht mbi rajon, duke rritur temperaturat pak mbi vlera mesatare, temperaturat të premten do të lëvizin nga 16 deri në 31 gradë celcius.mundesi te reshurave***covid-19 në Kosovë: total raste 6467, të sheruar, 3505.***www.rtvarberia.com***.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *