Pre. Pri 19th, 2024

Shkarkimi i Ilir Metës, Kuvendi e dërgon kërkesën në Gjykatën Kushtetuese

By Rtv Arbëria Qer 14, 2021

Kuvendi ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pesë ditë nga votimi në parlament për shkarkimin e Metës, Kuvendi kërkon tani më edhe aprovimin nga institucioni final që është Gjykata Kushtetuese.

Trupa prej 7 anëtarësh pritet të marrë në shqyrtim një nga çështjet më të rëndësishme, që është edhe fati i Ilir Metës ku vendimmarrja e saj do të shënojë një precedent të ri, ose shkarkimin final të kreut të shtetit ose rrëzimin e Kuvendit në tentativë për të shkarkuar Presidentin e Republikës.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=13666609&v=2.1&guid=e35a01ce4ef345d9b3ddd8bc4812041cd2a5146f3fb845bf8d493d9a61deb8cb

Parlamenti miratoi me 104 vota raportin e përgatitur nga komisioni hetimor i ngritur posaçërisht për të, duke marrë të paktën 10 vota nga radhët e opozitës parlamentare.

Kjo ishte tentativa e dytë e socialistëve për të shkarkuar Ilir Metën, kur u treguan më të vendosur. Hetimi i parë parlamentar ndaj tij kaloi vetëm me disa këshilla se si duhet të sillet Presidenti, pasi Komisioni i Venecias këshilloi mazhorancën t’ia falte Presidentit disa tejkalime të kompetencave, duke mos i konsideruar si shkelje të rënda kushtetuese. Këshillat nuk u morën për bazë dhe fjalët e dala nga goja e Ilir Metës gjatë fushatës elektorale, ishin provat që socialistët paraqitën si fakte të mjaftueshme, këtë herë, për ta shkarkuar. /a2news/

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *