Sht. Tet 12th, 2024

Të hënën mblidhet Kryësia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet mesditën e së hënës

Në njoftimin e zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur se në rend dite do të jenë disa pika për miratim.

Ky është rendi i plotë i ditës:

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19 dhe 21 korrik 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

13. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

14. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

15. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 korrik 2021:

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

IV. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *