Sht. Kor 27th, 2024

U tha se me ligjin për diasporën votojnë 400 mijë serbë, ish-këshilltari i Albin Kurtit publikon shifrat

By Rtv Arbëria Pri3,2021

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, në qeverinë Kurti 1, Driton Tali, ka reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë se me ndryshimin e ligjit për diasporën, tash do të votojnë rreth 400 mijë serbë.

Tali përmes një postimi në Facebook, shkruan se, në vitin 1991, në Kosovë kanë jetuar vetëm 194,190 serbë.

Sipas tij, kjo antipropagandë që po bëhet tash, nuk është bërë as në kohën e Rankoviqt e as të Millosheviqit.

Ai shkruan se serbët me të drejtë vote që jetojnë në Serbi, po votojnë sa herë që ka zgjedhje në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kësifar antipropagande shqiptare as në kohën e Rankoviqit e as Millosheviqit nuk është bë.

Kurrë në Kosovë nuk kanë jetuar 350 mijë serbë. Disa madje (me qëllim apo naivisht) po i shoh se këtë numër pe çojnë në 400 mijë e deri në 450 mijë?! Hajvanë!!!

Sipas regjistrimit të vitit 1991 në Kosovë jetonin 194,190 serbë.

Më së shumti që ka pasur serbë në Kosovë ishte sipas regjistrimit të vitit 1971 kur këtu kishte 228,264 serbë.

Por sidoqoftë, serbët me të drejtë votimi që jetojnë në Serbi edhe ashtu votojnë sa here që të ketë zgjedhje në Kosovë.

Edhe atë pa pasur Kosova as ambasadë e as konsullatë në Serbi.

Mistreca nëse doni t’ia kundërshtoni këtë të drejtë mërgatës përdorni “argumenta” tjerë e mos boni propagandë shesheliane!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *