Hën. Shk 26th, 2024

Ursula von der Leyen i dërgon letër kryeministrit Kurti

By Rtv Arbëria Qer 27, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kështu është bërë e ditur përmes një kumtese të lëshuar për media, përcjell “Bota sot”.

Në këtë letër, mes tjerash, presidentja e Komisionit Evropian ka uruar kryeministrin Kurti dhe i ka premtuar këtij të fundit vazhdimin e mbështetjes për progresin dhe reformat e Kosovës në rrugën evropiane.

Ja kumtesa:

Në emër të Bashkimit Evropian, von der Leyen ia ka ritheksuar z. Kurti urimet më të përzemërta për emërimin kryeministër i Kosovës, siç edhe ia ka shprehur tashmë gjatë takimit në Bruksel, më 29 prill.

Shpresoj ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe ju dëshiroj sukses në mandatin tuaj, ka shkruar ajo.

Presidentja von der Leyen ka thënë se perspektiva kredibile e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për Komisionin.

“Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo”, ka shkruar ajo dhe ka shtuar se “duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”.

BE-ja, sipas von der Leyen, gjithashtu qëndron përkrah Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër pandemisë dhe mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike edhe nëpërmjet Planit për Ekonomi dhe Investime për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar në muajin tetor të vitit 2020.

Presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se e mirëpret zotimin e kryeministrit Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun Beograd-Prishtinë, të lehtësuar nga BE.

Znj. Ursula von der Leyen ka thënë se është thelbësore që takimi tjetër i nivelit të lartë i dialogut të mund të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo, sipas saj, është thelbësore për progres në rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për qytetarët tuaj.

“Pres me padurim që të punojmë së bashku për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, ka përmbyllur letrën presidentja von der Leyen

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *