Pre. Pri 26th, 2024

Zbulohen dy emrat që do të sfidojnë Berishën për kreun e PD-së

By Rtv Arbëria Maj 2, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet kandidati kryesor për kreun e PD, por përballë tij priten edhe emra të tjerë. Po cilët janë emrat e mundshëm?

Duket se këtë kuriozitet e ka shuar disi, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili bën pjesë në Komisionin e Rithemelimit.

Teksa ka qenë i ftuar në Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Ervin Kullurin.

Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh: “Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Ervin Kullurin”.

Të dy emrat e përfolur janë të njohur në PD, si kritikë të deklaruar hapur të ish-kryetarit Lulzim Basha.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *