Hën. Pri 29th, 2024

AAK kërkon që ligji për paga të futet në fuqi me 1 shkurt

By Rtv Arbëria Dhj 14, 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur për Ligjin e Pagave.

Ai është shprehur se ky ligj duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt.

Gjithashtu u shpreh se edhe procedurat e kuvendit duhet të përfundojnë sa më shpejtë.

“Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu me 1 shkurt, që nënkupton procedurat në Kuvendit e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh tutje ai.

“Nenet që rrezikojnë të drejten e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarë Publik, të cilat rrezikojnë që të dergohen në Gjykatë Kushtetuese, të rregullohen mes dy leximeve në Kuvend”, përfundoi Tahiri

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *