Enj. Maj 2nd, 2024

AAK nesër mban konferencë të jashtëzakonshme

By Rtv Arbëria Gus 21, 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media gjatë ditës së nesërme.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së.

Arsyeja e kësaj konference nuk dihet veçse është bërë e ditur se aty do të flasë kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

“Kryetari i Aleancës z. Ramush Haradinaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për media”, thuhet në komunikatë.

Konferenca do të mbahet nesër në ora 14:00.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *