Hën. Tet 7th, 2024

Abdixhiku pret në takim ish-pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe familjarët e të ndjerit Ahmet Krasniqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, një ditë pas shënimit të përvjetorit të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, priti në takim ish-pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe familjarët e të ndjerit.

Kryetari Abdixhiku e vlerësoi lart kontributin e kësaj ministrie në luftën tonë të drejtë dhe çlirimtare, të prirë nga Heroi i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Bashkëpunëtorët dhe familjarët e Kolonel Ahmet Krasniqit, pasi që e falënderuan kryetarin Abdixhiku për pritjen, theksuan se respekti i tij për ata që dhanë gjithçka për liri e pavarësi është për t’u vlerësuar maksimalisht.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *