Sht. Tet 12th, 2024

Memli Krasniqi: Mësimdhënësit po kërkojnë dinjitet, zgjidhja është në dorën e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për grevën në arsim ka thënë se sindikatat po kërkojnë dialog, jo monolog dhe Qeveria duhet t’i trajtojë si partnerë socialë.

Krasniqi tha se PDK kërkon që Qeveria të bëjë zgjidhje për grevën e mësimdhënësve dhe tërë pakënaqësitë që po shpërthejnë në pore të ndryshme të shoqërisë.

“Nuk është rroga veç për me ble bukë o zotëri. Rroga është për me jetu me dinjitet e këto rroga as atë dinjitet sot nuk e ofrojnë për shkak se inflacioni është mbi 30 për qind te shporta esenciale. Po e përsëris nëse kryeministri dhe qeveria nuk është problemi, se kanë sjellë ata problemin, ata janë zgjidhja. Dhe zgjidhja është në dorën e tyre”, theksoi ai.

Këto kërkesa Kryetari i PDK-së i tha për Kurtin duke iu drejtuar me fjalën njeri, duke thënë se kryeministri nuk po ka qejf me i thënë vëlla.

“O njeri lëviz pak, bëj dy hapa, ofro diçka, sepse kjo është arrogancë. Jo diktat. Ja qysh të thom unë, ja hiç. Nuk është normale me u sjellë kështu”, tha më tej Krasniqi.

Është ofenduese me iu thënë mësuesve ju shkoni aty në tabelë të zezë, se duheni me dalë te tabela e zezë për me marrë rrogën, demek këta për me e marrë rrogën duhet me punu. Ashtu gjysma e këtyre deputetëve këtu nuk duhet me marrë rrogën.

Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Kurti për të qenit paranojak se të gjithë janë kundër tij.

“Nuk janë krejt duke u marrë me Albin Kurtin, por Albin Kurti duhet me u marrë me krejt, sepse e ka përgjegjësi. Puna e tij është me mendu edhe për mësimdhënësit, edhe për infermierë e mjekë, edhe për bujq, për sportistë, artistë, edhe për shërbyes civilë, për krejt punëtorët, se është kryeministër i vendit”, theksoi ai.

Krasniqi tha se çdo proces në vend ose ka stagnuar ose ka degarduar, dhe kryeminstri Kurti po refuzon ta shohë realitetin duke qenë i shkëputur prej problemeve reale të qytetarëve.

“Ti je në zyre. Ty s’të ka pa njeri i lem në Kosovë me muaj të tërë që ke dalë prej zyrës. Totalisht jeni shkëputur nga realiteti. Ka ikë prej njerëzve. Javën e kaluar vërshimet më të mëdha në historinë e Rahovecit i kemi pasë, edhe të Gjakovës. Kryeministri s’shkon me i pa njerëzit si janë”, shtoi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *