Enj. Maj 2nd, 2024

Afera e rezervave, reagon Abdixhiku: Hajnia po vazhdon

By Rtv Arbëria Gus 20, 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një adresimi rreth skandalit me rezervat shtetërore, ku po akuzohen njerëz të afërt të pushtetit, si dhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Abdixhiku ka thënë se edhe në të kaluarën ”tenderëve iu kanë thënë korrupsion“, e ”marrjes së përqinjdeve hajni“, teksa deklaroi se kryeministri i dha miliona mikut të tij me tender veçmas për të

Ai deklaroi se ”VV-ja po bën krahasime kush ishin hajna më të mëdhej“.

Më tutje, ai tha se “rruga e reja është alternativa“, pasi sipas tij ”hajnia po vazhdon“.

Adresimi i Abdixhikut:

Mendojeni për pak.

Çfarë po provojnë të arsyetojnë?

– Një Kryeministër që i jep miliona euro të buxhetit mikut të tij. Jo me garë, jo me procedurë, jo me ligj – por me tender veçmas për të.

– Një mik Kryeministri që merr miliona nga shteti me procedurë të qëndisur enkas për të, vendosë t’i marrë – siç na thotë Kryeministri vet – veç’ 3%; përkatësisht 52 ton grurë, 200 mijë litra vaj e 120 mijë kilogram sheqer.

– Një hajni që del sheshazi në publik, dhe një Qeveri që në njërën anë atakon mediat sepse zbuluan një skandal të tillë, e në anën tjetër prokurorinë sepse arreston keqbërësit e tillë.

Tenderave për miq i kemi thënë gjithnjë korrupsion!

Marrjes së përqindjeve gjithmonë hajni!

Frikësimit të gjyqtarëve kapje e zaptim!

Asgjë mangut sot.

Mbrojtja për Ridin që i merr ‘vetëm’ 3%; për Martinin që i tërheqë 1.4 milion kesh në Prishtinë, apo për Nagipin që jep tender 3.5 milionësh një biznesi pa qarkullim – është vazhdimësi e hajnisë që Kosovës nuk i është ndarë tash e shumë kohë. Po bëhet sepse arroganca e numrave u ka dhënë përshtypjen se janë mbi shtet dhe mund të bëjnë çfarë të dojnë.

Tani a është ky ndryshimi i njëmendtë të cilin e kërkonim ndër vite? Të dëgjojmë krahasime se këta apo të tjerët para tyre janë hajna më të mëdhenj? Pas shumë përpjekjeve për evropianizim, a duhet të mjaftohemi me një Qeveri e Kryeministër që mbronë kriminelët në pranga e krimin rreth tij, e shpërfaqet me plot mllef ndaj luftuesve të tij?

Kosova mundet më mirë, Kosova meriton më shumë. ‘Rruga e re’ po vjen, si domosdoshmëri e vet kohës, dhe s’ka asgjë që e ndalë atë tashmë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *