Pre. Maj 17th, 2024

Dy fëmijë goditën nga veturat

By Rtv Arbëria Gus 19, 2023

Dy fëmijë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjeve nga veturat gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Policisë, në fshatin Piranë të Prizrenit, dje është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar (fëmijë).

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

Kurse, dje pasdite në Suharekë, është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që e njëjta derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën femër kosovare (fëmijë), e cila ishte duke kaluar rrugën.

Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima e cila pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./KosovaPress/

***Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për keqpërdorim të rezervave shtetërore***Pas përfundimit të seancës, flet avokati i Ridvan Muharremit: Ai është i pafajshëm, ka kontribuar për çështjen e rezervave të shtetit***Shoqata e Prokurorëve i quan “shpifje” deklaratat e Hekuran Muratit***Edhe pak ditë të mbetura, Fondi i Kosovës për Efiçiencë ka një thirrje për qytetarët që duan subvencionime***Inspektorati komunal ndërmerr veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar në Mitrovicë të Veriut***Dy fëmijë goditën nga veturat***Parashikimi i motit: Gjatë dites se diele parashiikohet mot me diell , temperaturat do të levzin nga 16 deri ne 31 gradë celcius. Mot i ngjashem ne Tiranë me temperatura nga 20 deri në 36 gradë celcius***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *