Die. Maj 5th, 2024

Anulohet orari i barnatoreve ne kryeqytet

By Rtv Arbëria Pri 24, 2024

Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës është anuluar vednimi për orarin e punës për barnatoret në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Leutrim Retkoceri asambleist nga PDK-ja në Kuvendin e Prishtinës.

Ky është postimi i tijtë i plotë:

“Sot anuluam orarin e Barnatoreve – Më nuk do të ketë kufizime!Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj

“Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim. Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaqërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës.Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët.

Falenderojmë subjektet dhe asamblistët që mbështetën votimin e propozimit”. ka shkruar Retkoceri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *