Die. Maj 5th, 2024

Arrestohet i dyshuari kryesor i cili bashkë më vëllanë tentuan t’i fusin dy të mitura në makinë në Istog

By Rtv Arbëria Sht 12, 2022

Është arrestuar edhe i dyshuari kryesor nga Istogu i cili bashkë me vëllanë e tij tentuan t’i fusin dy të mitura në makinë.

Kështu njofton Policia rajonale e Pejës, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

I arrestuari i dytë është Kastriot Bajra, kurse Ajet Bajra u arrestua qysh në fillim.

Njoftimi i plotë:

Më datë 09. shtator 2022 rreth orës 21:40, Stacioni Policor Istog është njoftuar se në fshatin Serbobran – Istog dy persona kanë tentuar që ti mashtrojnë dhe ti fusin në një veturë dy femra (të mitura) por viktimat kishin arritur që te largohen nga aty.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka kontaktuar me viktimat të cilat janë intervistuar ne prezencën e prindërve punëtorit QPS. dhe avokatit.

Policia menjëherë ka arritur që ta arrestoji njërin nga të dyshuarit e rastit ku pas intervistimit me urdhër Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor Istog, me datë 12. 09. 2022, kanë arrit ta arrestojnë të dyshuarin kryesor të rastit dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është në proces nga njësiti i hetimeve Stacionit Policor në Istog.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *