Die. Maj 5th, 2024

Kurti takon Feith: Kosova vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

By Rtv Arbëria Sht 12, 2022

Në 10-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka takuar ish-shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith.

Kurti tha se tashmë Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

“Sot jemi mbledhur që të festojmë 10-vjetorin, momentin kur Kosova u bë sovrane dhe plotësisht e pavarur. Para 10 vjetësh, Republika e Kosovës ishte katër vjet. Tashmë jemi shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor. Kemi zhbërë 76 grupe kriminale. Përparimi ynë në sundimin e ligjit është në pajtim me avancimin tonë ekonomik”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kosova ka dëshmuar që është partner i besueshëm në arenën ndërkombëtare.

“Synimi i mirë i Feith ishte në përputhje me dëshirën për liri dhe aspiratat tona për të mos u përjashtuar nga komiteti ndërkombëtar”, ka shtuar Kurti.

Ish-shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Pieter Feith ka përmendur sfidat me të cilat po përballet Evropa.

“Jam i bindur Albin, që me udhëheqjen tënde të urtë do të mundësoni që të mbrohet interesi i Kosovës. Në Bruksel nuk ishin shumë të interesuar për rolin tim. Duke qenë ashtu siç kam qenë shfrytëzova një qasje që të lëvizja përpara në zbatimin e një liste të gjata të dispozitave të planit të Ahtisari-t. Barta autoritetin dhe përgjegjësinë tek institucionet. Qysh nga fillimi kishte një kundërshtim të madh nga Serbia. Në verë 2013 përfaqësuesit e grupit ndërkombëtar filluan që të japin konsiderata të daljes dhe dhënies fund të pavarësisë së mbikëqyrur. Kishte shumë refleksione për datat, atëherë po mendonim në fund të verës 2012 dhe në të njëjtën kohë parimet e mia po fokusoheshin që gjatë vitit të kaluar, përpjekjet e fundit për të zbatuar sa më shumë që është e mundur të planit të Ahtisari-t. 90 për qind të pakos e pa dritën e të zbatuarit me “dritën e gjelbër” të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si rezultat kur erdhi koha që të përfundojë në shtator të vitit 2012, të nesërmen shkuam me keqardhje për shkak të miqësisë që kishim me kosovarët. Shkuam dhe nuk lamë gjurmë prapa”, ka shtuar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *