Enj. Dhj 5th, 2024

Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, 16 raste të reja

Në Kosovë sot janë shënuar 16 raste të reja me Covid.

Sipas njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka asnjë rast të vdekjes, ndërsa janë shëruar 45 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

22 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës.

Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. Në total numri i rasteve aktive është 481.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni KËTU:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *