Enj. Tet 10th, 2024

Borell: Mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor

Shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell i është rikthyer çështjes së integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke treguar edhe një herë se mbështetja e bllokut për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk mungon.

Në një intervistë për medien malazeze Vijesti, Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për negociatat e anëtarësimit mes dy vendet, BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së.

“Blloku europian do të vazhdojë mbështetjen e tij të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e rajonit, në mënyrë që ti ndihmojë të avancojnë në reformat kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së. Progresi në prioritetet e reformave duhet të çojë në integrimin më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, punën për integrimin e përshpejtuar dhe ‘futjen graduale’ në politikat individuale, programet dhe tregun e BE-së”, tha Borrel për Vijestin.

Vetëm pak ditë më parë, ai dhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, dolën me një qëndrim të përbashkët lidhur anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se “të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet e BE-së, të dy vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt aderimit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *