Sht. Tet 12th, 2024

Del vendimi i Këshillit Prokurorial pas rastit të kryeprokurorit Buzhala

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se do të anulohet në tërësi konkursi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesionalë për prokuroritë themelore në Gjakovë, Pejë dhe Prizren duke e kthyer atë në pikën zero.

Kjo për shkak se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjithashtu tha se pas kërkesës së U.D. Kryeprokurorit të Shtetit si autoritet kompetent dhe, në bazë të autorizimeve që ka, do t’i fillojë procedurat ligjore ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesional nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala”, thuhet në reagimin e KPK-së.

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit, në bazë të autorizimeve të tij, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj anëtarëve të komisionit të këtij procesi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *