Enj. Maj 2nd, 2024

Cramon: Qeveria duhet t’i përmbahet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për kishën ortodokse serbe

By Rtv Arbëria Tet 31, 2021

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.

Po ashtu, ajo i bëri thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Prandaj, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Cramon.

Tutje, Viola von Cramon tha se toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *