Sht. Pri 27th, 2024

Deklarimi i pasurisë, kushe injoroi?

By Rtv Arbëria Mar 28, 2024

Kanë mbetur edhe tri ditë ku zyrtarët publikë kanë obligim të deklarojnë pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit , që është i obliguar me ligj.

Në një raport të fundit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka raportuar se 5067 zyrtarë, ose rreth 63.28%, kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë deri tani. Në po të njëjtën kohë, 1261 zyrtarë, ose rreth 15.75%, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë, ndërsa 1679 zyrtarë, ose rreth 20.97%, nuk e kanë filluar ende procesin e deklarimit.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline-n ,Yll Buleshkaj drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsioni.

“Me vetëm katër ditë përpara përfundimit të afatit, është e rëndësishme që të gjithë zyrtarët të përmbushin këtë detyrim në kohë dhe me saktësi.

Afati i deklarimit të pasurisë përfundon, më 31 mars, është koha për zyrtarët që obligohen me ligj për të deklaruar pasurinë duhet të sigurohen që deklarimi i tyre të jetë i plotë dhe në kohë. Nëse nuk deklarohen në kohë, për vonesë deri në 15 ditë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit shqipton gjoba prej 30% të pagës, ndërsa për vonesa më të mëdha, Agjencia… dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit”, tha Buleshkaj.

Sipas tij, në vitin e kaluar, 2023, raportohet se janë shqiptuar rreth 32 gjoba për vonesë në deklarim, ndërsa për pasaktësi në deklarim apo vonesa janë dorëzuar mbi 80 kallëzime penale

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *