Enj. Maj 16th, 2024

Deputeti i VV-së e akuzoi Hamzën për takim me Srpska-n, ky i fundit e quan gënjeshtër

By Rtv Arbëria Nën 18, 2022

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi pretendon se përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, konkretisht Bedri Hamza, kanë mbajtur një takim 2 orësh me përfaqësuesit e Listës Srspka.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se kjo është e rrezikshme dhe shqetësuese.

“Lista serbe siç duket edhe mund të lëshoj institucionet ama partinë mike, PDK-në nuk mundet pa e parë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësuesë të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqsuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit.

Është e rrezikshme dhe shqetësuese se si subjekti që para ca ditësh tha se po lëshon institucionet e Republikës së Kosovës, po lufton çdo ditë shtetin tonë, konsultohet çdo ditë me Vuçiqin sot takohet edhe me një parti të opozitës në Kosovës.

Lista serbe siç duket edhe mund të lëshoj institucionet ama partinë mike, PDK-në nuk mundet pa e parë.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, theksoi se është shpifje pretendimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi, se ai është takuar me zyrtarë të Listës Serbe. Hamza tha se në restorantin që përmend Thaçi është takuar vetëm me me kryetarin e Skenderajt dhe të Vushtrrisë.

Ai paralajmëron padi ndaj deputetit Halil Thaçi, i cili para pak minutash shkroi se kryetari i Mitrovicës ka takuar zyrtarë të Listës Serbe.

“Une po të garantoj se do ta padisë nesër. Është rren, është shoifje, është gënjeshtër e pastër. Jo sot, por prej që kam qenë deputet në Kuvend, nuk jam takuar me zyrtarë të Listës Serbe” , ka thënë për expres.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *