Sht. Tet 5th, 2024

ENTSO-E i miraton Kosovës detyrimet financiare

Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave, ka ndarë 40 milionë euro për Operatorin e Sistemit të Transmisioni dhe Tregut me qëllim të pagesës së borxhit ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E).

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo kërkesë është bërë nga Ministria e Ekonomisë.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se ENTS-e ka votuar pro që Kosovës t’i vazhdohet marrëveshja. Kujtojmë se 23 shtete kane votuar pro shtetit tonë.

Ditë më parë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte deklaruar se gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv.

“Jemi në një moment vendimtar për sektorit e energjisë. Momenti i kyçjes së KOSTT-it në ENTSO-E është duke skaduar ku 23 shtetet që janë nënshkruese do të vendosin nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen me Kosovën”, kishte thënë ajo.

Ajo në një konferencë për medie, theksoi se me ndarjen e 40 milionë eurove bëhet shlyerja e obligimeve ndaj ENTSO-E.

“Jemi në një gjendje ku gjatë vitit kemi shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv, ku një sasi e energjisë është tërhequr në mënyrë të paautorizuar nga ENTSO-E të Evropës, janë krijuar obligime të cilat duhet të shlyhen e që janë të domosdoshme në mënyrë që marrëveshja e kyçjes duhet të vazhdojë”, ka shtuar ajo.

“Ne si Ministri e Ekonomisë kemi kërkuar nga Ministria e Financave për ndarjen e 40 milionë eurove për shlyerjen e këtyre obligimeve që mundësojnë shlyerjen e obligimeve të KOSTT-it ndaj ENTSO-E”, përfundoi Rizvanolli.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *