Die. Maj 19th, 2024

Enver Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin: Përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë

By Rtv Arbëria Maj 5, 2022

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës u kanë shkuar për vizitë në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lajmin për këtë vizitë e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj.

Ai tha se asnjëherë më parë nuk i ka parë ata më të vendosur, më të përgatitur e më me shumë energji.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në “Facebook”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *