Pre. Dhj 6th, 2024

Vetëvendosje tregon synimet e Komisionit hetimor të formuar sot në Kuvendin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas formimit të Komisionit hetimor parlamentar për energjinë 2006-2022.

Subjekti më i madh politik në vend thotë se ky komision hetimor synon t’i hetojë keqpërdorimet në energjinë elektrike prej vitit 2006 kur Kosova është bërë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

“Prej shthurjes së KEK-ut deri te themelimi i KOST-it. Planifikimet për strategjinë për të ardhmen e sektorit të energjisë”, ka shkruar ndër të tjera Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.

Postimi:

Formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë 2006-2022

Ky komision hetimor synon t’i hetojë keqpërdorimet në energjinë elektrike prej vitit 2006 kur Kosova është bërë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Prej këtij viti një mori iniciativash janë zhvilluar në këtë sektor. Prej shthurjes së KEK-ut deri te themelimi i KOST-it. Planifikimet për strategjinë për të ardhmen e sektorit të energjisë. Projektet gjeneruese. Strukturimi i brendshëm i energjisë dhe zbatimi i standardeve që burojnë nga ai Traktat.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *