Enj. Maj 16th, 2024

FSK jep detaje për zjarrin në Istog, zjarrfikësit nga tri qytete e lokalizuan situatën

By Rtv Arbëria Jan 26, 2023

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka dal me njoftim zyrtar, pas raportimeve të IndeksOnline se në kazermën në Istog ka rënë zjarr.

Sipas FSK-së, zjarri ka rënë si pasojë e materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit, ata bën të ditur se lokalizimi dhe shuarja e zjarrit u bë nga zjarrfikësit e Komunave të Istogut, Klinës dhe Pejës.

FSK bën të ditur se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Ky është reagimi i plotë i FSK-së:

Sot rreth orës 11:30 në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, ka shpërthyer një zjarr në një nga objektet montazh, të trashëguara nga KFOR-i, Spanjoll, të ndërtuara pas luftës në Kosovë.

Përhapja e zjarrit është bërë shpejt për shkak të materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit reagimi ishte i menjëhershëm nga ekipe të FSK-së, dhe të zjarrfikësve nga Komunat Istog, Klinë dhe Pejë ku dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin për të mos u përhapur në objektet tjera afër, dhe pas disa orësh zjarri është shuar plotësisht.

Lëndime në personel nuk ka, përveç dëmeve materiale, dhe për shkaktarët që quan deri te zjarri do të merren ekspertët kompetentë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *