Enj. Tet 10th, 2024

Gërvalla: Jemi lutur që planin franko-gjerman ta trajtojmë me konfidencialitet

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se zgjidhja finale në dialogun Kosovë-Serbi është njohja reciproke.

Ajo tha se detyra e Qeverisë dhe Presidencës është që në procesin e negocimit të jenë serioze dhe të vendosura.

“Detyra ime si ministre e Punëve të Jashtme së bashku me kolegët në Qeveri dhe Presidencë është që në procesin e negocimit të kushteve të jemi serioz dhe të përpiqemi në çdo hap, që zgjidhja finale është vetëm njohja reciproke dhe asgjë tjetër”, ka theksuar Gërvalla.

Megjithatë ajo nuk ka dhënë detaje për planin franko-gjerman për dialogun.

“Ju e dini se me planin franko-gjerman me kërkesë të partnerëve tanë na është lutur që të trajtojmë në mënyrë konfidenciale, unë nuk do të thyejë atë konfidencialitet, pasi ju takon autorëve të prezantojnë planin e tyre ose të merremi vesh që ne të flasim për atë”, ka deklaruar Gërvalla.

Këto komente ministrja Gërvalla i bëri pas raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *