Die. Tet 6th, 2024

Hajnat thyejnë dhe vjedhin gjësende në stadiumin “Riza Lushta”

Hajnat kanë thyer dhe kanë vjedhur një televizor dhe disa gjësende të tjera në stadiumin “Riza Lushta” në mbrëmjen ndërmjet 28 dhe 29 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit KF Trepça 89’ e cila ka kërkuar nga policia e Kosovës që të bëjë patrullime më të shpeshta në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri, transmeton KosovaPress.

Ky është njoftimi i plotë i lëshuar nga KF Trepça 89’

Stadiumi Riza Lushta cak i hajnave.

Në mbrëmjen ndërmjet 28 dhe 29 Nëntorit thyhen dyert e stadiumit dhe hajnat depërtojnë në zyrën e sekretarit dhe nga aty vjedhin një televizor dhe disa gjësende të imta.

Lusim organet e rendit që të shpeshtojnë patrullimin rreth objektit të Stadiumit ku siq dihet fatkeqësisht në murin e pjesës Lindore të Stadiumit janë disa vrima ku prej aty edhe po depërtojnë keqbërësit.

Lutemi që ky të jetë rasti i fundit se sië dimë edhe para dy viteve pati ndodhur i njëjti rast kur janë thyer zyret dhe janë vjedhur disa gjera që kanë të bëjnë me Dokumentacionin Administrativ të klubit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *