Hën. Maj 27th, 2024

Hapet vendkalimi tjetër kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

By Rtv Arbëria Kor18,2021

Pika kufitare Restelicë-Strazimir do të jetë tani vendkalimi tjetër kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Vendkalim ky që thuhet se do të ndihmojë edhe më shumë në bashkëpunimin mes të dyja vendeve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se ky rajon kufitar gjithnjë ka kultivuar marrëdhënie të mira në mes banorëve Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, e për çka thekson se duhet angazhim për lehtësimin e jetës dhe veprimtarisë së tyre.

“Si dy vende fqinje ne kemi marrëdhënie të mira ndërshtetërore. Dy shtetet tona gëzojnë marrëdhënie historike, politike, ekonomike dhe kulturore të cilat e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin tonë. Ky rajon ndërkufitar gjithmonë ka kultivuar marrëdhënie të veçanta në mes banorëve të dy vendeve. Bashkëjetesa e mirë e qytetarëve tanë nga dy zonat, përkundër kufijve na shtyn të angazhohemi për lehtësimin e jetës dhe veprimtarisë së tyre. Kjo do të hapë mundësi të reja të zhvillimit dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm”, tha ai.

Në ceremoninë e hapjes së këtij vendkalimi i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovki.

Ai tha se hapja e këtij vend kalimi do të jetë i sigurt për çështje ekonomike apo private, raporton KosovaPress.

“Dua të potencoj nevojën e bashkëpunimit me kolegët e Punëve të Brendshme të Kosovës në kontrollin e vijës kufitare nga viti në vit shënon një përparim evident, jo vetëm në aktivitetet e përditshme kufitare, në kontaktet e përbashkëta ne pikat kufitare, në patrullimet e përbashkëta dhe të ngjashme, sikurse edhe bashkëpunimi i përbashkët që të bëhet bashkëpunimi më intensiv. Para neve është një detyrë e madhe e kjo është puna e përbashkët përmes partnereve tonë ndërkombëtar, që të sigurojmë mjetet financiare dhe me në fund t’i zgjidhim të gjitha problemet e infrastrukturës”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *