Hën. Dhj 9th, 2024

Haradinaj e bën një “bisedë të sinqertë” me Jasharajn: Ka vetëm një zgjidhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn.

Haradinaj publikoi një fotografi me Jasharajn në Facebook, duke shkruar se për situatën e krijuar ka vetëm një zgjidhje.

“Bisedë e sinqertë me kryetarin e SBASHK z. Rrahman Jasharaj. Ka vetëm një zgjidhje: rritja e pagave”, shkroi Haradinaj.

Ai thotë se Qeveria duhet ta procedojë shpejt Ligjin e Pagave, ndërsa tha se AAK-ja i mbështet kërkesat e sindikatave.

“Qeveria të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin”, thuhet në postim.

Punëtorët e arsimit vazhdojnë të jenë në grevë.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Ligji për Pagat. Këto kërkesa, kryeministri Albin Kurti i quajti iracionale të shtunën në një konferencë për media.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *