Hën. Tet 7th, 2024

Konjufca optimist për vetingun: Do ta forcojë sistemin e drejtësisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u takua sot me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Këta të fundit i dorëzuan Konjufcës dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut.

Konjufca pranoi këtë dosje, duke thënë se përmban reforma të domosdoshme për sistemin e drejtësisë.

“Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën” deklaroi Konjufca.

Sipas kryeparlamentarit, krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin.

“Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës” përfundoi Konjufca.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *