Die. Dhj 8th, 2024

Haxhiu nga Tirana: Vettingu, lufta ndaj krimit e korrupsioni dhe dhunës në familje janë prioritetet tona

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë fjalës së saj në panelin e organizuar nga Tirana Connectivty Forum 2021, ka prezantuar prioritetet e ministrisë të cilën ajo e udhëheq drejt angazhimit të reformës në sistemin e drejtësisë që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Haxhiu tha se fokusi i Ministrisë së drejtësisë është i përqendruar në katër prioritete:

Reforma në drejtësi përmes implementimit të strategjisë për sundimin e ligjit dhe vettingun në sistemin e drejtësisë; Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit; Adresimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave, dhunës në baza gjinore si fenomene që e dëmtojnë zhvillimin e mbarë shoqërorë; Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Në përputhje me zotimet tona, ne jemi duke punuar për vettingun në sistemin e drejtësisë. Në këtë drejtim ne kemi përfunduar Koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin gjyqësor dhe prokurorial i cili do të miratohet nga Qeveria javës që vjen dhe që i hapë rrugën ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore”, është shprehur Haxhiu.

Ajo tha se vettingu është një ndër top prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe është një proces me rëndësi të madhe për vendin, për ta siguruar integritetin e për ta kthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *